Në një përpjekje për të mbushur vakancat e krijuara pas shkarkimeve nga Vetingu, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar 42 magjistratë të rinj, të cilët sot bëjnë betimin para se të marrin detyrën.
Ata u emëruan në 11 gjykata të rretheve, nga të cilat numri më i lartë në Gjykatën Administrative të Lushnjës dhe Gjykatat e Shkallës së Parë në Fier dhe Elbasan me nga 7 gjyqtarë secila. Por nevojat mbeten ende të mëdha pasi në gjykata duhen edhe 109 gjyqtarë.
Sipas vendimit të KLGJ, shpërndarja e 42 magjistratëve të rinj është bërë në 11 Gjykata, ku numrin më të lartë të emërimeve e kanë Gjykata Administrative e Lushnjes, si dhe Gjykatat e Shkallës së Parë në Elbasan dhe Fier me nga 7 gjyqtarë secila.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, parashikohet që në të gjitha strukturat e Gjykatave duhet të ketë 417 gjyqtarë, ndërsa aktualisht janë 308 gjyqtarë të emëruar. Me emërimin dhe shpërndarjen e 42 magjistratëve të rinj mbeten e 67 vende vakante.