Në ditën e çlirimit të Lushnjës u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” Gjergj Velo, Drejtuesi kryesor i Pushtetit Ekzekutiv Lushnjë në vitet 1975-1989, një emër i dashur dhe i respektuar për qytetin e Lushnjës. Ai drejtoi disa reforma sociale ekonomike, si rritja e numrit të pallateve për strehimin e popullsisë, përmirësimi i kushteve të mjediseve të institucioneve arsimore, kulturës e shëndetësisë duke e ngritur Lushnjën në të njëjtin nivel me rrethet e mëdha të vendit.
Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa prezantoi një video me përmbledhjen e punës që ai ka bërë për zhvillimin e qytetit të Lushnjës.
Titullin “Qytetar Nderi” zotit Gjergj Velo ia dorëzoi Kryetari i Këshillit Bashkiar Erjet Dhima.
Zoti Velo i cili është edhe Kryetari i Organizatës së Dëshmorëve të Kombit i emocionuar shprehu falenderimet për këtë vlerësim të madh.
