Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit për gratë dhe vajzat aktivizon jo vetëm të rriturit në aktivitetet e ndryshme dhe mesazhet sensibilizuese për kontrollet e vazhdueshme për parandalimin e tij, por edhe fëmijët të cilët ndajnë mesazhet e tyre inkurajuese për këtë sëmundje.
Nxënësit e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” organizuan një aktivitet me mësueset, mamatë e tyre dhe mjeken e ftuar të familjes Altina Hajdari.
Fëmijët kishin përgatitur fjongot rozë që ua shpërndanë të pranishmeve, informacionet e duhura për parandalimin e kancerit të gjirit dhe 16 eko falas për gratë për kontrollin e kësaj sëmundje duke treguar solidarizimin e tyre dhe të shkollës me gratë dhe vajzat.
Mjekja e familjes Altina Hajdari tregoi simptomat e kancerit të gjirit me qëllim që të kapet në kohë dhe më pas u zhvillua bashkëbisedim rreth sëmundjes.
Mjekja e familjes Altina Hajdari në fund të aktitetit shprehu falenderimin për kontributin e nxënësve dhe stafit të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.
