Mijëra palestinezë janë kthyer në shtëpitë e tyre, pas vendosjes së armëpushimit në Gaza. Ata e gjetën qytetin e tyre nën rrënoja, megjithatë u lehtësuan që po ktheheshin në shtëpi. Pothuajse e gjithë popullsia e Gazës veriore ishte zhvendosur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, i cili çoi në luftën e Izraelit në enklavë, dhe zona është shndërruar në rrënoja gjatë dy viteve të fundit.
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka thënë së armëpushimi për popullin palestinezë do të vazhdojë të ndjekë planin. CNN shkruan se pamjet ajrore tregojnë sipërfaqe të gjera toke treguan rrënoja. Aty u pa se nuk kishte infrastrukturë, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.
“Lutem që Zoti të lehtësojë hidhërimin dhe shqetësimin tonë dhe që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre. Edhe nëse shtëpitë shkatërrohen, ne do të kthehemi, me vullnetin e Zotit”, tha një palestinezë.
Një zëdhënës i Forcave Mbrojtëse Izraelite tha se njerëzve u lejohej të lëviznin nga jugu në veri nëpërmjet rrugës bregdetare Al-Rashid dhe rrugës Salah al-Din në qendër të Rripit të Gazës.
Ndërsa Izraeli i detyroi shumicën e banorëve të Gazës veriore të largoheshin nga zona në fillim të luftës. Ai i lejoi njerëzit të ktheheshin për një kohë të shkurtër në disa pjesë, gjatë armëpushimit të fundit në janar.
Por ky kthim në shtëpi ishte jetëshkurtër për shumicën, pasi Izraeli urdhëroi përsëri një evakuim të plotë të Qytetit të Gazës në fillim të shtatorit, përpara një pushtimi tokësor në qytet.
