Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video nga kantieri i ndërtimit të Muzeut të Lundrimit në Shkodër. Përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën Facebook, Rama shkroi se ky muze dhe parku i rekreacionit, do ta transformojnë këtë qytet verior, duke i dhënë Shkodrës pamjen ‘që i ka hije’.

“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Muzeut të Lundrimit në Shkodër, një investim që, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne e të zhvilluar, siç i ka hije Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *