Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur zgjedhjen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në krye të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm për tejkalimin e ngërçit disa mujor politik në vend.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

Zgjedhja e Bashës vjen pas disa muajsh bllokimi institucional, duke i hapur rrugë normalizimit të punës së Kuvendit të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *