Këtë vit janë 9 skema mbështetëse përveç atyre ekzistuese ku për herë të parë do të ketë subvencion për rrjetat mbrojtëse nga breshëri kryesisht në dru frutorë dhe vreshta.
Ujitja me pika për serat dhe vreshtat, ndërtimi i serave të reja, ndërtimi i stallave blegtorale, parqeve të bletëve, mbjellja e fidaneve të rinj në drufrutorë e vreshta si dhe mbështetje mekanike bujqësore.
Për kete segment, ministria e bujqësisë ka një kredi sovrane për të gjithë fermerët që dëshirojnë të blejnë traktorë bujqësorë dhe agregate ku shteti hyn garant në bankat e nivelit të dytë për 50% të shumës që duhet të paguajnë fermerët.
Aplikimet për skemat e reja do të vazhdojnë deri në 30 shtator. Për këto skema, fermerët duhet të marrin informacjon pranë specialistëve të agjencive rajonale të ekstensjonit bujqësor për të plotësuar dosjet e aplikimeve.
Drejtori I i Agjencisë Rajonale të Ekstensjonit Bujqësor Lushnje zoti Alfred Shani shprehet se skemat janë gjithpërfshirëse dhe se në plotësimin e dokumentacionit shmangen barrierat burokratike.
