Një aksident i rëndë u shënua paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, pranë urës së Mifolit. Një motoçikletë, teksa po tentonte të parakalonte, u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.
Si pasojë e përplasjes, janë lënduar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet policia rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.
