Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier – Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, dhe rregulluan qarkullimin në segmentin përkatës, pasi u vështirësua nga aksidenti.

Ardhja e sezonit veror për shkak të rritjes të fluksit të pushuesve dhe turistëve ka rritur mbingarkesën e trafikut dhe ka rritur rrezikun për aksidente rrugore, të cilat kryesisht shkaktohen sipas ekspertëve nga pakujdesia e drejtuesve të automjeteve.

Policia ka zbritur në akset rrugore duke ushtruar më shumë kontrolle, ku në vëmendje ka qenë shpejtësia e lartë, parakalimet e gabuara apo dhe shkelje të tjera, por kjo nuk ka shmangur aksidentet e rënda në muajin korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *