Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm, miq e fqinjë janë të shokuar. Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit mes tronditjes tregon se prej 2 vjet e gjysëm nuk kishte kontakt me të vëllanë , pasi sipas tij Valbona Rama, bashkëshortja e të ndjerit nuk e lejonte. Ata kanë patur shpesh kontradita tregon ai, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë.
Ndërkohë kushëriri i 56 vjeçarit Edmont Rama pohon se çifti ka patur kontradita të vazhdueshme dhe policia ka qënë shpesh e pranishme.
Trupi i 56 – vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko- ligjore.
