Policia e Fierit ndaloi një 67-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë gjahu kafshën shtëpiake, (qen) duke i marrë jetën, menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, në portalin “JOQ”, në të cilat shfaqet momenti ku një kafshë shtëpiake (qen) është qëlluar me armë gjahu.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin penal ndaj 67-vjeçarit për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.
Policia në njoftimin zyrtar sqaron se:
Si rezultat i veprimeve për këtë rast, u shoqërua autori i dyshuar, shtetasi Nj. L., 67 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu nga ambienti i banesës së vet, një kafshë shtëpiake (qen).
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas, për veprën “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon median dhe qytetarët, për denoncimin e rasteve të tilla, si dhe i fton të vijojnë t’i denoncojnë, raste të tilla në numrin 112 ose përmes aplikacionit Komisariati Dixhital, me qëllim mbrojtjen e kafshëve dhe ndëshkimin e çdo akti dhune ndaj tyre.