Është e patolerueshme që pakujdesia e fermerëve gjatë djegies së mbeturinave, të shkaktojë dëme kaq të mëdha, shprehet Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, që po monitoron nga afër operacionin për shuarjen e flakëve në Drenovë të Mallakastrës, ku riaktivizimi i zjarrit mori përmasa të mëdha duke rrezikuar puset e naftës, një magazinë dhe një nënstacion elektrik në afërsi. Fatmirësisht ka qënë ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse të Albpetrolit, të cilat kanë mbajtur nęn kontroll përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Në ditën e 4 zjarri ende vijon të mbetet aktiv në një sipërfaqe tê gjerë nê masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër. Mëngjesin e sotëm 40 forca të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve ndërsa që në orën 6 të mëngjesit ka filluar dhe ndërhyrja nga ajri. Në terren ka zbritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i AKMC Haki Çako i cili i shoqëruar nga autoritetet vendore ka monitoruar nga afër situatën. Në prononcimin e tij pěr mediat Çako ka pohuar se vatrat e zjarrit janë nën kontroll duke operuar si nga ajri ashtu edhe nga toka ndërsa ka theksuar se është shmangur një situatë kritike pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik. Ćako ka pohuar gjithashtu se duhet një ashpërsim i ligjit për të gjithë zjarrvënësit ndërsa ndërhyrja nga ajri ka rifilluar rreth orës 11:00 me dy helikopterë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds