Stina e vjeshtës rikthen stuhitë me erë e reshje të rrëmbyera shiu në Bashkinë Lushnjë të cilat pasditen e djeshme kanë shkaktuar probleme duke përmbytur disa akse rrugore dhe duke e bërë më të vështirë kalimin për qytetarët. Bulevardi kryesor i qytetit u bllokua për shkak të nivelit të lartë të ujit i cili mbuloi edhe trotuaret dhe ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Kanalizimet e ujërave të bardha nuk kanë funksionuar si duhet dhe ky është vetëm shiu i parë rënë pas një sezoni tepër të thatë. Sot në orët e para të mëngjesit ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve duke patur në konsideratë problematikën e një dite më parë ka ndërhyrë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha për pastrimin e tyre dhe riparimin e defekteve që janë hasur me qëllim që kjo situatë të mos përsëritet më.

Problem tjetër i shkaktuar nga reshjet janë edhe aksidentet. Një automjet me targa AA 933 YC ka dalë nga rruga në afërsi të Kolonjës, në autostradën Lushnjë- Fier . Drejtuesja e automjetit ka  humbur  kontrollin dhe ka përfunduar në një parcelë jashtë autostradës. Ajo është transportuar në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për dokumentimin e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *