Në qarkun e Durrësit ka nisur rinumërimi i kutive të votimit, ku deri tani janë përpunuar 30 prej tyre.  Nga rezultatet paraprake, PD ka humbur 2 vota, ndërsa PS 1 votë.

Ndryshime janë evidentuar edhe në votat e kandidatëve të listave përkatëse. Kandidati Aulon Kalaja ka kërkuar hapjen e të gjitha kutive dhe paralajmëron ndjekje ligjore për çështjen.

Së paku gjysma e kutive dhe diaspora do të rinumërohen nga administrata e KQZ. Deri tani janë numëruar 30 kuti dhe nuk ka ndonjë surprizë. PD ka humbur 2 vota deri tani. Lëvizjes Bashkë i është shtuar një votë. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka humbur një votë. PS ka humbur një votë.

Sa i takon kandidatëve, nga PD, Skënder Dika ka humbur 3 vota, Edlira Harizi ka fituar 8 vota, ka fituar një votë Aulon Kalaja, Viola Kapidani ka fituar 1 votë, Ilirjana Kuçana ka fituar 1 votë, Arjan Ndoja ka humbur 5 vota, Ndrec Pjetri ka humbur një votë, Andia Ulliri ka humbur 1 votë, Petro Vokopola ka fituar 1 votë. Sa i përket PS-së, Arkend Balla ka humbur 8 vota, Etleva Budini ka fituar 2 vota, Ani Dyrmishi ka fituar 3 vota, Indrit Gjoka ka fituar një votë, Gentjan Hilla ka fituar 3 vota, Entela Hoxha ka fituar 2 vota, Jona Osmani 3, Edvin Prençe 1, Erjon Xhili ka humbur 13 vota dhe Alban Xhelili ka fituar 2 vota. Aulon Kalaja ka kërkuar hapjen e të gjitha kutive të qarkut Durrës, duke thënë se çështjen do e çojë në instanca të tjera, duke kërkuar rinumërim të qarkut Durrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds