Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi në rrjetet sociale, duke përkujtuar themelimin e vendit dhe vlerat mbi të cilat u ndërtua.

Në postimin e saj, ambasada citoi një deklaratë të Presidentit amerikan Donald Trump:

“Me një fletë të vetme pergameni dhe 56 nënshkrime, Amerika nisi udhëtimin më të madh politik në historinë e njerëzimit.”

Ambasada i uron qytetarëve amerikanë dhe miqve të SHBA:

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së 249-të të SHBA!”

4 Korriku shënon shpalljen e Pavarësisë së SHBA më 1776 dhe përkujtohet çdo vit si dita më e rëndësishme kombëtare në Shtetet e Bashkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds