“Po shesim nën kosto., po falimentojmë” Kjo është kryefjala e shqetésimit té kultivuesve të shalqirit në Kallm të Madh në Fier. Prej një jave shalqini  ka dalë në treg në këtë zonë të njohur për kultivimin e kësaj kulture, fillimisht me një cmim prej 25 lekësh por brenda javës pati një ulje të ndjeshme, duke arritur në 10 lekë për kilogramë. Sipas fermerëve çmimi i shitjes së shalqinit kaq i ulët nuk i justifikon aspak shpenzimet e teksa theksojnë se kjo është një situatë e përsëritur.

Fermerët  thonë në kulmin e indinjatës se tregtarët dhe pikat e grumbullimit e vendosin vetë çmimin duke abuzuar me mundin e tyre. Duhej të tregtohej të paktën me 20 lekë thonë kultivuesit që të mund të justifikojmë shpenzimet.

Në këto kushte prodhimi na ka mbetur né aré thonë fermerët ndërsa apelojnë për vëmëndjen dhe ndihmën e institucioneve përgjegjëse.

Kjo është një situatë e përsëritur ndër vite thonë fermerët që po na çon drejt falimentimit dhe largimit nga vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds