Një vajzë e mitur është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”.
E mitura, 4 vjeçe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.