Pas rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës sot ka nisur zyrtarisht rinumërimi i votave në Qarkun Fier. Sot është dita e parë e rinumërimit të votave për Qarkun e Fierit dhe procesi po zhvillohet në ambientet e stadiumit “Farie Hoti” në Tiranë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ për 9 ditë rinumëroi votat e Tiranës ndërsa tani ka nisur punën me grupet e numërimit. Deri në këto momente nuk ka të dhëna për mos-përputhje të shifrave, pas hapjes së kutive pritet që të raportohen çdo ndryshim i mundshëm. Gjatë këtij procesi numërimi do të hapen 587 kuti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds