Procesi i Censusit të popullsisë edhe banesave që filloi në 18 shtator, në Lushnjë po ecën shumë mirë, thonë anketuesit. Janë realizuar mbi 90 përqind e anketimeve nga 147 anketues dhe qytetarët e Bashkisë Lushnjë kanë qënë bashkëpunuese. Por në zonat ku është terreni gjeografik i vështirë si në zonën e Darsisë dhe kur  personat nuk janë arritur të kontaktohen për të realizuar Censusin, anketuesit rikthehen për të plotësuar anketimet e paplotësuara. Këto vështirësi që janë hasur jo vetëm në Lushnje, por në të gjithë Shqipërinë kanë bërë që Censusi i popullsisë dhe banesave të shtyhet deri në 15 nëntor thotë Dhurata Dhuli, Drejtoresha e INSTAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *