Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner. Qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë shtetërore e cila do të përfaqësojë shtetin për ortakërinë në këtë resort. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit një ditë më parë është regjistruar shoqëria aksionere Albanian State Develompent & Real Estate. Objekti i kësaj shoqërie do të jetë pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit, në partneritete apo investime strategjike lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga Korporata e investimeve.

“Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit – në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC”, thuhet në dokumentin e regjistrit kombëtar.

Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Krijimi i shoqërisë do të përfaqësojë shtetin në projektin me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.

Komiteti i Investimeve Strategjike i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor më 30 dhjetor, duke pranuar propozimin e kompanisë “Atlantic Incubation Partners LLC”, duke parashikuar një investim prej 1.4 miliardë eurosh për ndërtim në 8 për qind të ishullit ose në 45 hektarë. Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Jared Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024. P

Publikimi i kompanisë shtetërore që do të hyjë ortake në resortin e Sazanit përkon me vizitën vajzës së Presidentit Donald Trump, Ivanka Trump si dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner të cilët një ditë më parë ishin për një vizitë në Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds