Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Fier – Ballsh, ku rreth orés 21:00, , në vendin e quajtur Plyg një i mitur 15 – vjeçar, banues né Mbyet, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët e mitur 13 dhe 14 vjeç, të cilët janë transportuar me shpejtësi drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas burimeve policore të tre adoleshentët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, por e rëndë gjendja paraqitet për dy pasagjerët të cilët u futën me urgjencë në sallën e operacionit.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë, ndërsa mjeti ku udhëtonin tre të miturit është nxjerrë nga kanali anësor i rrugës, tërësisht i shkatërruar.