Çmimi i qirave të apartamenteve në Fier edhe për 2025-ën ka vijuar me rritje. Sipas ekspertëve të Agjensive Imobiliare 5- vjeçarin e fundit ka një rritje prej 40% teksa theksojnë se edhe në zonat më të lira, çmimet nisin nga 150- 180  mijë leké të vjetra. 

Agjentët imobiliarë tregojnë arsyet që kanë ndikuar në këtë rritje të ndjeshme, ku theksohet mosbalanca e çmimit të referencës sipas zonave.

Të dhënat e agjensive imobiliare tregojnë se për zona kryesore si lagjet “Kastriot”, “ 15 Tetori” , “ 1 Maji” apo lagjia “ Apolonia” çmimet variojnë nga 250-300  mijë lekë .

Rritja e çmimit të qirave lidhet edhe me rritjen e kërkesës për qira afatshkurtra, veçanërisht në muajtë e verës. Por rritja e çmimit tê qirave té apartamenteve është kthyer në një problem shqetësues për qiramarrësit, pasi e përballojnê me vështirësi.

Agjentët imobiliarë pohojnë gjithashtu se kërkesat më të larta vijnë nga vendasit.

Pra në Fier nga viti në vit po merr formë tendenca  për ti parë qiratë ditore dhe mujore si një formë investimi që gjeneron të ardhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds