Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Prizren, ku një 44-vjeçar ka sulmuar me thikë dy vajzat e tij, duke lënë të vdekur vajzën 15-vjeçare dhe duke plagosur rëndë atë 11-vjeçare. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 05:57 në rrugën “Shote Galica”. Autoritetet janë njoftuar se në vendin e ngjarjes ndodhej një person i lënduar dhe se stafi mjekësor nuk mund të ndërhynte për shkak të pranisë së të dyshuarit me thikë në dorë. Pas kësaj katër patrulla policore janë dërguar menjëherë në vendngjarje. Në raportin policor thuhet se i dyshuari, ka goditur me thikë vajzat e tij, duke i shkaktuar vekjen e menjëhershme vajzës së madhe dhe duke plagosur rëndë vajzën tjetër. Kjo e fundit është transportuar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Autori i dyshuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi ka tentuar të lëndojë edhe veten. Sakaq lëndime ka pësuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është dërguar gjithashtu në spital. Policia e Prizrenit bën me dije se i dyshuari dhe familjarët e tij janë shtetas turk me banim të përkohshëm në Prizren. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe është duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *