Zbardhen detaje të reja nga hetime lidhur me atentatin e 17 prillit në Lundër.

Grupi hetimor ka përftuar ADN mikse pas analizave laboratorike dhe po bëhen krahasimet. Por nga u përfituan këto ADN? Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ku ishin fshehur autorët janë gjetur disa sende si: çanta, doreza dhe pinca. Dyshohet se janë përdorur për të prerë telin e rrethimit ku ishin fshehur me motor.

Po ashtu hetuesit janë fokusuar te këqyrja e kamerave të sigurisë jo vetëm ditë e ngjarjes, por shumë ditë para ngjarjes pasi kanë dyshime dhe informacione se autorët kanë lëvizur me motor për disa ditë rreth vendit të ngjarjes por edhe në zonën e Lundrës, ku kanë studiuar terrenin.

Janë përftuar të dhëna të rëndësishme për grupin hetimor.

Po bëhet analizimi i provave të mbledhura deri më tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds