Rreth orës 10:00 të ditës së sotme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, janë paraqitur dy nipërit e ishKryetarit të Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj, dhe punonjësi i kompanisë “ Shkëlqimi 07” Gerald Kollcaku për t’u njohur me masën e sigurisë. Në dëshminë e tyre në polici ata kanë pohuar se nuk e dinin që personat e kamufluar ishin agjentë të BKH- së në të kundërt nuk do të silleshin në këtë mënyrë. Trupi gjykues i përbërë nga avokat Niko Bega, gjyqtar Alfred Konomi dhe prokuror Petrit Vukaj, pasi dëgjuan deklaratat e tyre vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa mbi të tre këta shtetas rëndon akuza “Goditja për shkak të detyrës”.

Të martën në mbrëmje në Fier tre persona janë arrestuar nga policia pas një incidenti që ndodhi mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Forcave të Operacionales dhe disa të afërmeve të ish-kryebashkiakut të Mallkastrës Agron Kapllanaj. Në pranga janë vënë dy nipërit e ish-kryebashkiakut të djathtë, Ledjan dhe Klaudjo Kapllanaj si dhe Gerald Kollçaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *