Në Ditën Botërore të Autizmit, shqetësim është rritja e rasteve té fëmijëve të diagnostifikuar me çrregullime të spektrit autik. Edhe në qëndrën e Fëmijëve me Aftési ndryshe në Fier nga viti në vit rastet shtohen. Sipas Drejtorit të Qëndrës Enri Lulaj, aktualisht numri i fémijëve autikë që trajtohen është 23, tre prej të cilëve janë regjistruar vetëm brenda javës së kaluar.

Mospranimi nga ana e prindërve mbetet një problem shqetësues për psikologen Lumturi Vruho. Sipas saj, sa më shpejt të pranohet nga prindërit fakti së fëmija e tyre ka sjellje jonormale, kaq më rezultative do té jenë edhe etapat e zhvillimit nëpërmjet terapive të specializuara.

Ndërkohë punonjësja sociale Irena Mucaj ka theksuar faktin se puna integruese me fëmijët e spektrit autik dhe bashkëpunimi me Qëndrën e Formimit Profesional ka bërë të mundur edhe punësimin e tre prej tyre.

Ndërkohë përvec mezazhit për prindërit, apeli nga punonjësit e kësaj qëndre është edhe për gjithë shoqërinë e cila për fat të keq ndaj kategorisë së fëmijëve me aftësi ndryshe është bullizuese. Ata kanë bërë thirrje për pranim  dhe mbështetje në mënyrë që këta fëmijë të mund të japin më të mirën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *