Zbardhen detaje nga djegia e një lokali në Darzezë, më datë 30 mars rreth orës 17:30. Policia njofton se janë ndaluar pesë persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër, motivi ende nuk dihet.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.03.2025, mbi djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në lidhje me rastin, u ndaluan shtetasit A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç dhe D. L., 19 vjeç, të pestë banues në Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. R., 19 vjeç, pasi dyshohen si autorë të këtij rasti. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. R., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve, si dhe për të dokumentuar shkakun e zjarrit.
Dëmi i shkaktuar është rreth 30 milion lekë të vjetra, janë djegur edhe 100 shezlone dhe 60 çadra. Dyshohet se zjarri ka qënë aksidental, pasi lokali ka patur vizitorë që kanë konsumuar pije dhe cigare. Energjia elektrike ishte e ndërprerë, se lokali punon vetëm gjatë sezonit të verës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.“, thuhet në njoftimin e policisë.