Një turist çek, 33 vjeç, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit dhe kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës. Pas njoftimit të tij për ndihmë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, kanë organizuar menjëherë kërkime për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin.

Pas disa orësh kërkimesh gjatë natës, turisti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është transportuar në hotelin ku po qëndronte. Ai ka falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e shpejtë dhe profesionale.

Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe turistët në çdo situatë dhe fton ata të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112 për çdo rast nevoje për ndihmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *