Një 70 vjeçar që udhëtonte me biçikletë në autostradën Lushnjë- Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Golem është goditur nga një mjet tip Toyota e drejtuar nga 26 vjeçarja A.Xh, rreth orës 9:45 të paradites së sotme. Goditja ka rezultuar fatale për Enver Deliu i cili ka humbur jetën në vend. Viktima sipas policisë, ka qenë duke ecur në krahun e kundërt të aksit nacional dhe në një moment ka kaluar nga rruga dytësore në asfalt, duke sjellë në këtë mënyre përplasjen me automjetin që drejtonte 26 vjeçarja. Sipas uniformave blu drejtuesja e mjetit e ka çuar vetë të dëmtuarin në spital, por ai nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po dokumentojnë shkaqet e aksidentit fatal. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin e Lushnjës, për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.
Kjo nuk është hera e parë që aksidente të tilla marrin jetë njerëzish kur ata ecin gjatë autostradës.
