Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e djeshme kodrat me ullishte në Radostinë të Fierit. Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Zjarri përparoi në lartësi të kodrës i favorizuar nga era dhe përhapja më shpëjtësi e flakëve dogji një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj. Në vendngjarje shkoi një mjet zjarrfikës që punoi për neutralizimin e flakëve I ndihmuar edhe nga banorët e zonës të cilët erdhën në ndihmë për shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore. Nuk dihen arsyet e zjarrvënies. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të zjarrvënies.
