Një 34-vjeçar u vendos në pranga të dielën teksa po hynte në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas njoftimit të policisë kufitare Kakavijë, 34-vjeçari banues në Fier, ishte dënuar nga gjykata e Apelit Vlorë me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.
Në vijim të veprimeve shtetasi Xh. Z., iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.
