Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Libofsh, pranë repartit të FNSH-së. Një motomjet ka goditur nga pas një automjet tip Opel dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds