70 gra e vajza , punëtore të fabrikës “ Ozgun Kan Albania” kanë protestuar sot para Prokurorisë Fier, në Ditën e Ndërgjegjësimit për Punëtorët e Fasonerisë, për mos  zvarritjen e shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj kësaj kompanie , e cila nuk ka paguar pagat e tyre prej dy muaj e 10 ditë. Ato pohojnë  se gjendja e tyre ekonomike është rënduar dhe punuan pa firmosur kontratën e punës.

Përfaqësuesit e “ Koalicionit për punë te denjë” mbështesin kauzën e punëtorëve, dhe shprehen se qeveria shqiptare duhet të luftojë padrejtësitë, indiferencën dhe shfrytëzimin e punëtorëve shqiptare.

Protestueset kanë pohuar njëzëri se nuk do t’i ndalin protestat deri në zgjidhjen e problemit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *