Një 49-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftim:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
