40 mijë banorë të rrethit Mallakastër në mungesë të mjekut specialist duhet t’i drejtohen Poliklinikës Qendrore në Fier, sepse në spitalin e qytetit Ballsh nuk ka mjek specialist në organikë edhe pse është infrastruktura.
Drejtoresha e spitalit Xhuljeta Ymeraj nëpërmjet telefonit na pohoi se në këtë institucion ka vetëm 4 mjekë të përgjithshëm dhe ofrohen 4 shërbime pediatri, radiologji, laborator, patologji për çdo shërbim për mjek specialist pacientët i drejtohen Spitalit Rajonal në Fier
Mallakastra ka popullsi të madhe mbi 40 mijë banorë, një bashki dhe 7 njësi administrative , ka hapësirë të madhe gjeografike nga Krasi i Tepelenës, me fshatrat e Beratit, të Vlorës të cilët duhet të shkojnë në Fier për mjek specialist. Ballshi duhet të ketë mjek specialist, thanë banorët.
Në kushte të tilla kur qendra e Mallakastrës ka infrastrukturën, por në organikën e saj mungon mjeku specialist, pacientët për të bërë vizitat duhet të udhëtojnë me orë të tëra, disa herë edhe të semurë rëndë për tek mjeku përkatës në Fier.