Banorët e Zharrës nuk kanë ujë dhe paguajnë fatura të “kripura”. Kur ankohen përgjigja që u jepet është, “faturat janë në sistem, nuk hiqen. Do paguhen patjetër”.

Banorët e Zharrëzës në Bashkinë Patos furnizohen me ujë jo të pijshëm një orë në ditë. Një pjesë e tyre edhe pse janë shkëputur nga rrjeti, vazhdojnë t’u shkojnë faturat në banesa dhe ata për të mos qënë debitor e bëjnë pagesën por të drejtën e kërkojnë dhe nga ana tjetër asnjë zgjidhje.

Një pjesë e banorëve pohojnë se u kanë zëvendësuar matësat e vjetër me të rinj dhe ata duhet të paguajnë ujin, por edhe për dy vjet, çdo muaj 3 mijë lekë të vjetra  për matësat. Problem janë edhe faturat e mbifaturuara që u vijnë të moshuarve të cilët jetojnë vetëm.

Banorët thonë se janë dakord të paguajmë atë që konsumojmë, por jo t’i vjedhin. Ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds