Në zonën e Darsisë vitet e fundit janë shtuar sipërfaqet e mbjella me ullinj nga fermerët.  Por ndryshimet klimatike që sollën thatësirën e zgjatur në dimër dhe lagështinë e tepërt në muajt maj-qershor,  dëmtuan prodhimin duke rrëzuar dhe vyshkur kokërrat e ullirit. 60%-70% është prodhimi i këtij viti duke e krahasuar me vitin e vjetshëm, thonë banorët. Ana pozitive është rritja e çmimit të vajit të ullirit për shkak të prodhimit të paktë të tij krahasuar me çmimin e vjetshëm, ku çmimi më i ultë ishte 3500 lekë të vjetra.

Në mungesë të tregut shqiptar janë firmat italiane që mbledhin vajin e ullirit të një viti më parë dhe të këtij viti, por me çmim të ulët thonë banorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *