Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në autostradën Tiranë-Durrës në Maminas. Dy mjete të tonazhit të rëndë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka dëmtuar trafikndarësen duke dalë në krahun tjetër të lëvizjes. Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar ndërkohë përplasja e tyre ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në autostradë.

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur lëvizjen në njërën anë të rrugës, ndërsa po pastrohet nga karburanti i derdhur karrexhata dhe kthimi në normalitet i qarkullimit rrugor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *