Policia ka arrestuar pronarin e një lokali në Patos, ku shiteshin doza kokaine dhe hashashi si dhe viheshin baste me celular.

Gjatë operacionit “Multiple”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Patos.

Nga kontrolli në lokalin e shtetasit K. M., në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrohen doza të lëndëve narkotike dhe celulari me faqe aktive online për baste.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *