Një 59-vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi para policisë që të mos kryente testin e alkoolit është arrestuar në Durrës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Izet Ymeri, 59 vjeç, banues në Lushnjë.

Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë.

Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *