Një 24-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një piceri në lagjen nr. 13. Në lidhje me vjedhjen është shpallur në këkrim edhe një 30-vjeçar.

Policia po punon për kapjen e 30-vjeçarit të identifikuar me inicialet E. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga veprimet hetimore të kryera për vjedhjen me thyerje të një shumë parash, në një piceri në lagjen nr. 13, më datë 11.01.2025, kanë identifikuar 2 autorët e dyshuar të rastit. Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds