Tre mjekë në Fier, të pezulluar nga detyra për shkak se neglizhuan mjekimin e një pacienti dy vite më parë, janë njohur sot me masat e sigurisë.

Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi masat e caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për tre mjekët.

Mësohet se për mjekun Blendi Dhespollari, 56-vjeç, është caktuar masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, Ilva Çuni, 29-vjeçe, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, Klajdi Jasini, 40-vjeç, masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Sipas policisë, tre mjekët e spitalit rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *