Mesditën e sotme janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim J.H për veprën penale “Mashtrimi”, dhe “Falsifikimi i dokumentave” dhe A. G për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin J. H., 32 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Për këtë shtetas, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi në vitin 2021, dyshohet se duke u prezantuar si administrator i një kompanie ndërtimi, ka falsifikuar dokumentet për legalizimin e disa apartamenteve, në këmbim të shumave të ndryshme monetare.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier ndaluan shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 10.12.2024, në aksin rrugor “Fier-Seman”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. S., 50 vjeç, që lëvizte me motomjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds