Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk do të dërgojë trupa paqeruajtëse në një zonë të çmilitarizuar në Ukrainë nëse do të arrihet një armëpushim midis Kievit dhe Moskës.

 Kancelari gjerman Olaf Scholz u përball me pyetjet e deputetëve në Bundestag të mërkurën, përpara votë-besimit që ai ka kërkuar më 16 dhjetor. Udhëheqësi gjerman përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave gjermane në Ukrainë, pavarësisht se ministrja e Jashtme e vendit kishte sugjeruar më herët se forcat paqeruajtëse mund të vendosen në një zonë të çmilitarizuar nëse bihet dakord për një armëpushim.

Scholz sugjeroi se ishte shumë herët për të planifikuar përfundimin e luftës, duke shtuar se ishte “plotësisht e papërshtatshme” për të spekuluar. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha në margjinat e një takimi të NATO-s në Bruksel më herët se qeveria gjermane do të ishte e hapur për mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje.

 Kancelari u kritikua nga deputetët gjermanë për ekonominë në tkurrje, e cila ka vazhduar të përkeqësohet gjatë tre viteve të fundit, ndërkohë që koalicioni ka qenë në pushtet, për shkak të pasojave të pandemisë së koronavirusit dhe pushtimit Rus të Ukrainës, faktorë këta që deri diku kanë qenë jashtë kontrollit të qeverisë.

Scholz përjashtoi gjithashtu mundësinë e shkarkimit të zëvendëskancelarit dhe ministrit të Ekonomisë Robert Habeck, pavarësisht krizës ekonomike të vazhdueshme në vend. Kjo vjen pasi ai shkarkoi ministrin e Financave, Christian Lindner, në një ngjarje që shënoi fundin e qeverisë së koalicionit progresiv. Scholz ndërkohë tha se do të vazhdonte të punonte me politikat gjatë muajve të ardhshëm, dhe është e qartë se ai tashmë ka hyrë në modalitetin e fushatës zgjedhore.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *