Ethet e Nilit, të cilat kohët e fundit janë rikthyer në Shqipëri, sipas burimeve jo zyrtare kanë infektuar të paktën dy persona të moshës së mesme në Bashkinë e Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se nga të dhënat e para jo zyrtare mësohet se si pasojë e këtij infeksioni dy personat e infektuar janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Rastet e të prekurve me Ethet e Nilit janë idenfikuar në fshatin Bujqes dhe Jagodinë të Bashkisë Elbasan. Njëri nga të prekurit është 74 vjeç dhe tjetri 45 vjeç.

Strukturat shëndetësore kanë kryer dezinfektimi i të dy fshatrave ku ndodhen të prekurit nga virusi i Etheve të Nilit.

Në Qarkun e Elbasanit, autoritetet e shëndetësisë nuk kanë raportuar ende për situatën e të prekurve të tjerë që mund të jenë të infektuar nga infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, i cili është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar.

Aktualisht në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë idenfikuar raste kryesisht në Fier, Lushnje, Kurbin etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *