Një tjetër aksident, i dyti brenda 24 orëve pas atij të ndodhur të mërkurën pasdite në Bypassin e Vlorës, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje.

Një mjet tip Golf, ka dal nga rruga duke përfunduar në një dyqan anësore saj. Drejtuesi ka tentuar të parakaloi me shpejtësi një autobus me punonjës fasonerie por si rrjedhojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin.

Drejtuesi është lënduar duke marrë plagë në kokë teksa është transportuar me urgjencë në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti mund të kishte përfunduar në brendësi të godinës e cila funksiononte si qendër mësimi gjuhe të huaj teksa qepenat e dyqanit e kanë mbajtur. Qendra e kurseve në ato momente fatmirësisht ishte mbyllur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds