Gjykata e Fierit caktoi të premte masën e sigurisë “ Arrest me burg” për Azgan Mernicën, i akuzuar për vrasjen e efektivit të “ Shqiponjave” Novruz Cenalia, disa ditë më parë  në fshatin Baltëz. Mernica u vetëdorëzua pas disa ditësh kërkimi nga policia, ku ka pranuar krimin duke pretenduar se ndodhi pas një konflikti të castit. I akuzuari për vrasje u shoqërua në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga dy furgonë të FNSh- së dhe i veshur me jelek antiplumb, ndërsa prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e “ Vrasjes së puninjësve të Policisë së shtetit “ dhe “ Armëmbajtjes pa leje” . Gjyqtarja Dajana Ndreja pranoi kërkesën e Prokurorisë  për caktimin si masë sigurie ndaj 23- vjecarit, atë të arrestit me burg pa afat, ndërsa vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij. Mernica nga ana e tij nuk ka folur në seancë para trupit gjykues përveçse kur u pyet për emrin dhe të dhënat e tij, ndërsa më herët kur u pyet në komisariatin e Fierit se pse e vrau efektivin e policisë, tha se ishin zënë dhe sharë teksa u këmbyen me makinë në fshatin Baltëz. Efektivi i policisë Nocruz Cenalia po shkonte në punë me makinën e tij në 13 Maj kur u përball me Mernicën , dhe pasi e kritikoi për shpejtësinë me të cilën po udhëtonte u qëllua prej 23- vjecarit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”_m-qGAq05Nk”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *