“Talenti i vogël 2024” gjinia e këngës u zhvillua në Qendrën e Artit  “Vaçe Zela”, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar, nën kujdesin e Bashkisë Lushnjë. Morën pjesë 30 këngëtarë me 29 këngë të ndarë në tre grupmosha: 4-6 vjeç, 7-10 vjeç dhe 11-14 vjeç. Fëmijët interpretuan këngë në shqip dhe në gjuhë të huaja si anglisht, italisht, frëngjisht. Drejtori I Qendra Kulturore e Fëmijëve Sajmir Bahja falenderoi fëmijët që morën pjesë në këtë konkurs, në veçanti prindërit e tyre të cilët i kanë sjellë fëmijët në prova në çdo orë dhe Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar pa të cilën nuk do të mund të organizohej ky konkurs artistik. Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet përshëndeti dhe uroi artistët e vegjël.

Në fund të konkursit u ndanë çmimet fituese. Çmimi inkurajues u fitua nga Henlsi Shazivari për grupmoshën  4-6 vjeç, Ajsel Kamani për grupmoshën 7-10 vjeç dhe Nadia Muço për grupmoshën 11-14 vjeç.

Çmimin e madh “Talenti i vogël 2024”, gjinia e këngës e fitoi Ajla Çepele. Kryetarja Sefa i dorëzoi çmimin këngëtares fituese.

Gjithashtu të gjithë fëmijët pjesëmarrës morën nga një çertifikatë dhe një kupë të vogël.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”VceYS667ckE”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds