Një automjet ka marr flakë në ecje pasditen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë në afërsi të Kthesës së Poçemit.
Burime informacioni nga Drejoria e Policisë Vendore pohuan se makina ka qenë në lëvizje para se të përfshiht nga flakët. Drejtuesi i automjetit kur ka parë tymin në pjesën e përparme të makinës , ka hapur krahun e ka ndaluar menjëherë mjetin duke njoftuar policinë.
Kanë qenë forca të policisë dhe zjarrfikësve që kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në automjet ndërkohë që po punohet dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit që fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds