Një furgon i cili kryente mbledhjen e qumështit nëpër fermerët e zonës së Krutjes ka përfunduar në kanalin përgjatë rrugës rurale Krutje- Imshtë në afërsi të vendit të quajtur magazinat e shtetit. Furgoni tip “Benz” me targa AA 485 BE i ka dalë nga kontrolli drejtuesit të mjetit dhe ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës rurale. Fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime serioze ndërsa mjeti ka pësuar dëme materiale.

Polica në vendngjarje ka nisur procedurat për hetimin e shkaqeve të aksidentit ndërsa disiplinoi dhe trafikun e rënduar gjatë lëvizjes së mjeteve të të cilat nxorën furgonin nga kanali.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti i cili transportonte qumësht ka dalë nga rruga për shkak se drejtuesi ka qenë i pavëmendshëm, duke folur në telefon, por nuk përjashtohet dhe mundësia e një manovre parakalimi e cila përfundoi keq. Aksidente të tilla janë të shpeshta në rrugët rurale të cilat janë të ngushta dhe manovrat e parakalimit janë të vështira.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”WyqvOs5CgOQ”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds